/‘Pranvera me nji kët Lul nuk vjen’, këngëtari i njohur shqiptar thumbon keq Bashën (Foto)

‘Pranvera me nji kët Lul nuk vjen’, këngëtari i njohur shqiptar thumbon keq Bashën (Foto)

Këngëtari i njohur shkodran Frederik Ndoci në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai shkruan se “Pranvera me nji kët Lul nuk vjen!” duke thumbuar kreun e opozitës i cili nuk i arriti dot qëllimet e tij për pengimin e zgjedhjeve dhe për largimin e Edi Ramës.

Edhe pak ditë më parë këngëtari ironizoi ata që thonë se do të bojkotojnë votimet. “Shumica që shkruejn nuk marr pjesë në votime, s’kan votu edhe kur asht dasht’. Bojkoti i zgjedhjeve është më i rëndë se shit-blerja e votës.

Me votu asht e vetmja rruge qe plotson kerkesat tueja si idealist, shitblerja e votes zvoglon ty si person, mosmarrja pjes ose abstenimi asht ma keq se me e shitble voten. Nji her në dy vjet i takon. Korr.upsioni zgjedhor ka me ken ma i vogel” shkruan ai.

https://www.facebook.com/frederik.ndoci/posts/10205980246981485