Prej dy vitesh e humbur, 46-vjeçarja gjendet e gjaIIë në mes të oqeanit

0
600

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë dy vjet pasi humbi kontaktin me familjen e saj.

Prej dy vitesh familjarët e saj nuk kishin asnjë ide se ku ishte deri së fundmi kur ajo u gjet

duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.

Më vonë, gruaja u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe. Kur u gjet nga peshkatari Rolando Visbal, Angelica ishte në gjendje të dobësuar me me shenja hipotermie pasi kishte kaluar tetë orë në det.

Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten pasi ishte viktimë e abuzimit nga ana e ish-bashkëshortit.

Pasi e mori veten në spital, Angelica u shpreh se ishte penduar për veprimin që bëri ndërsa shtoi se zoti e kishte shpëtuar nga mbytja gjatë sprovës tetë orëshe.

“Unë kam lindur përsëri, falë Zotit. Nëse do të kisha pasur një mundësi ose një ndihmë, nuk do ta merrja atë vendim. Tani jam shumë mirënjohëse sepse Zoti më dha një mundësi të re për të ecur përpara,” tha ajo.

Se çfarë kishte bërë ajo në dy vitet e mëparshme dhe si përfundoi në det, nuk dihet dhe aktualisht po hetohet nga policia.Lojtës Videosh