Presidenti Meta prοbleme me shëndetin mendοr? Spartak Braho tregon detaje të tmεrrshme: Thonë se ka…
Shkarkimi i Presidentit Meta ka qenë sërish sot diskutim në mbledhjen e Komisionit Hetimor.
Por Spartak Braho ka ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me shëndetin mendor të Presidentit.
“Mos jemi në kushtet e mosaftësisë?”, pyeti Braho.
Pyetjes ju përgjigj Edmond Stojku, i cili sqaroi se ka raste kur një person shfaq luhatje të theksuar humori që në gjendje stresi varion në shpërthime dhe çon në vendimmarrje të gabuar personat në pushtet.
Pjesë nga biseda:
Braho: Si e vlerësoni ju si specialistë të mjekësisë gjendjen psikologjike të Presidentit? Mos jemi në kushtet e mosaftësisë?
Stojku: Problemi është këtu diskutohet për një luhatje të theksuar të humorit, që në gjendje të stresit varion në shpërthime, duke çuar në vendimmarrje të gabuar të personit në pushtet.
Mendoj nuk do të ishte keq një kqyrje më e thellë profesionale mund të nxjerrë konkluzione më të detajuara. Këta njihen jo vetëm për njerëzsit e pushtetshëm por edhe për njerëzit e zakonshëm.
Këto luhatje ndodhin, por nuk duhet të ndodhin për një periudhë të gjatë kohe. Kur kemi disa shpërthimi të herëpashershme, mendoj se mund të merren në konsideratë.
Braho:
Ne duhet ta dimë që këto janë vendimet e një njeriu të çmendur, se populli ashtu e quan atë, apo janë veprime të një njeriu siç e shpjegoi doktor Stojku.