Presioni qe po i benEdi Rama ish-kryeministrit Sali Berisha, me Izet Haxhinë dhe dosjen “Hajdari”?

    0
    280

    Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë nga Turqia. Ai ka premtuar personalisht, por edhe avokati i tij Fran Dashi se do të kërkojnë rihapjen e dosjes se vrasjes se Azem Hajdarit, për të cilën Izet Haxhia është dënuar me 25 vjet në mungesë.

    Avokati i tij ka paralajmëruar surpriza dhe ja se ç’tha mbrëmë pas mbërritjes në aeroport të Izet Haxhisë, ish-roja me besnike e Sali Berishës, ndër vitet 1991-1997. Fran Dashi citohet të ketë thënë se “Në kohën e duhur dhe në momentin e duhur do të mësojmë shumë gjëra!”. Avokati nuk flet kot pa ditur gjëra që të tjerët nuk dijnë, pra ai duhet të ketë materiale apo fakte të cilat, sipas tij do të trondisin politikën. Në këtë rast flitet për ish-kryeministrin Berisha.

    Sali Berisha i pyetur direkt pas ardhjes se Izet Haxhisë në Tiranë, në studion e Artur Zhejit tha se “një kriminel më shumë në krah të Ramës”. Kështu u shpreh ish kryeministri. Berisha madje ka shtuar se ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri është një favor që vetë Rama ia ka kërkuar Turqisë, duke nënkuptuar këtu Presidentin Erdogan. Berisha ka shtuar më tutje se Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg nga gjykata shqiptare, duhet të marrë një tjetër dënim po nga gjykata, për shkak se i është shmangur dënimit për mëse 19 vite.

    Ja dialogu mbrëmë:

    Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës

    Zheji: Një që ju akuzon për çështjen Hajdari

    Berisha: Ai është një kriminel i dënuar me 25 vite burg, sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe del në krah të Edi Ramës

    Zheji: Keni dyshime, pse duhej të vinte?

    Berisha: E mori Edi Rama!

    Zheji: Ja ka kërkuar qeverisë turke?! Një favor i Erdogan?

    Berisha: Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar hapjen e çështjes, Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Si mund të hapë qeveria çështje gjyqësore?! Nxorën fytyrën e tyre!

    Zheji: Po pse i duhet ai?

    Berisha: Ai është një kryefrikacak, unë nuk kam çfarë të them ty, se o ti e njeh të brendshmen e tij o se njeh askush!

    Zheji: Në rini ishte trim.

    Berisha: Mos më bëjë të hyj unë në ca gjëra të rinisë së tij, nuk po flas se shkon e qan pastaj!

    Berisha: Ai meriton një ndëshkim të ri sepse i ka ik drejtësisë shqiptare për 19 vite me rradhë, dhe ai konform ligjeve merr dënim suplementar.

    Ndërsa kryeministri, po mbrëmë, i pyetur për kthimin e Izet Haxhisë dhe mundësinë e sjelljes së tij si presion për qëndrimet e sotme politike të Berishës, mëqënëse pritet të rihapet dosja “Hajdari”, Edi Rama se “Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milionë shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.

    Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështje, që tashmë i takon drejtësisë.

    “Eshtë tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri nëj person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama. Mundet që nderin e Presidentit Erdogan me Izet Haxhinë, kryeministrit shqiptar t’ia kthejë me ekstradimin e rrjetit të Gylen, për të cilët Erdogan jep gjithçka.

    Por lindin disa pikëpyetje logjike në lidhjen me esktradimin e Izet Haxhisë, ndërkohë që mbahej në Turqi i ndaluar për llogari të drejtësisë shqiptare. Izet Haxhia kishte kohë që dihej se ishte ndaluar në Turqi, por me vite nuk ekstradohej, ndonëse drejtësia e kërkonte. Në vitet kur ishte në pushtet Berisha 2005-2013, Turqia nuk kishte asnjë interes politik për të zbatuar ligjin që ta kthenin në Shqipëri, ndonëse një avion charter mjaftonte dhe 1 orë e 45 minuta nga Turqia në Tiranë. Por nuk e bëri, Turqia zyrtare. Tani që Edi Rama nuk i ka mirë punët në Tiranë, e ku dihet se mbetet mik personal i Presidentit Erdogan, ai sjell mënjëherë Izet Haxhinë.

    Për të qenë korrekt me fjalën dhe ligjin, duhet pranuar se kërkesa e Izet Haxhisë për të ardhur në vendin e tij dhe për të kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” është një e drejtë kushtetuese. Por nxitimi i ministrisë së drejtësisë, po dje, se dosja “Hajdari” do të rihapet tregon se gjithçka është sajuar përbukuri kundër ish-kryeministrit Berisha. Dosja mund e duhet të rihapet me logjikë, por atë e vendos prokuroria apo gjykata, e jo qeveria. Këtu vjen autogoli i Ramës.

    Fakti që Edi Rama nuk i ka punët mirë në ekonomi si dhe nuk besohet se jepet statusi (ndonëse duhet) nga BE në fund qershor të këtij viti, gjithashtu edhe mundësia e ndalimit të ish-ministrit të brendshëm nga prokuroria e gjykata, ia vështirëson jetën politike, kryeministrit. Ndaj, mjeshtërisht, kryeministri i sjell ish-kryeministrit njeriun më të afërt të dikurshëm, që tani e ka armikun me të madh të jetës së tij. Dhe sipas avokatit Dashi se Izet Haxhia, kur të flasë do trondisë politikën dhe shtetin; kjo e ndërlikon shumë pozitën e ish-kryeministrit Berisha. Gjyqi është planifikuar nga qeveria, kur të rihapet dosja “Hajdari”, do jetë live. Djallëzi e madhe, shoqeruar me hetimin paralel të djalit të ish-kryeministrit për dosjen CEZ.

    Pra Edi Rama po luan në emër të drejtësisë, me zjarrin. Ose shpëton nga ky “zjarr” që mund të djegë vendin, ose “zjarrin Sali” e shuan duke e futur në bashkëqeverisje Lulzim Bashën. Gjithnjë edhe këtu gjoja në emër të “Integrimit”. Me pas, nëse fut në kllapa Saliun, siç po luan kryeministri Rama bashkë me një ambasador jo me ngjyrë krejt të bardhë, krijohet QEVERIA E INTEGRIMIT dhe Rama kryeministër e Lulzim Basha, zv/kryeministër.

    Më pas Izet Haxhia vuan dënimin dhe dosja nuk rihapet! Me këtë rast “drejtësia e re” mbyll edhe dosjen CEZ për djalin e Berishës.

    Dhe merren me të tjerët….!