Pretendent për të fituar The Voice of Greece/ Mediat greke fIasin për 26-vjeçarin nga Tirana
Mediat greke po shkruajnë për një talent 26-vjeçar nga Tirana.
Bëhet fjalë për Marselino Sherifin, emri i të cilit pikasi në një talent shoë të njohur në vendin fqinj.
Ai performoi në në “The Voice of Greece” dhe menjëherë u pëlqye nga jurua dhe fitoi zemrat e publikut.
Marselino tashmë ka shkuar në finale dhe një është një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh.
Nëse fiton, ai pritet të lidhë një kontratë me Minos EMI / Universal.