/Princ Leka reagon sërish ndaj dekΙaratave ofenduese për shqiρtarëve, këtë herë për median angleze: Nëse do kishin një vizë, nuk do të ishim në këtë sitυatë

Princ Leka reagon sërish ndaj dekΙaratave ofenduese për shqiρtarëve, këtë herë për median angleze: Nëse do kishin një vizë, nuk do të ishim në këtë sitυatë

Princ Leka II ka reaguar sërish në lidhje me emigrimin e shqiptarëve drejt Anglisë dhe akuzat e bëra ndaj tyre nga britanikët. Kësaj here Princ Leka ka dhënë një intervistë për gazetarin britanik, Piers Morgan në emisionin Uncensored, ku dhe është shprehur se nuk i vlerëson aspak si qëndrime të qeverisë britanike deklaratat e sekretares së brendshme Suella Bravermen kundër emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Ai më tej tha se shqiptarëve nuk u jepen viza dhe prandaj ata janë të detyruar për tu futur ilegalisht në Angli. Prandaj, Princi theksoi se shqiptarëve duhet t’i ofrohen mundësi në mënyrë që të mos bien pre e bandave kriminale.

“Këtë pasdite pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike. Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim.

Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli. Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli. Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.