Prindër për herë të pestë, Georgina e Ronaldos flet për pritjen e ëmbël

0
283

Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon një foto ku partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldos, shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Kaq mjaftoi që menjëherë të aludohej se Georgina do të sillte në jetë fëmijën e pestë të Ronaldos.

Megjithatë, ajo ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël, duke mohuar gjithçka që është thënë këto ditë.

Georgina ka rrëfyer për mediat e huaja se thjesht ishte fryrë pasi kishte ngrënë shumë makarona dhe nuk është ende në pritje të një fëmije tjetër.

“Kam udhëtuar nga një avion në tjetrin dhe hëngra makarona për katër ditë rresht. Jam njeri dhe hormonet ndikojnë tek unë. Akoma nuk jam rikuperuar nga lindja e mëparshme.”- është shprehur Georgina.