Prindërit duhet ta shohin patjetër për të shpëtuar fëmijët, video që tronditi rrjetin

    0
    293

    Një fëmijë ka shpëtuar mrekullisht pasi rrezikoi ta zinte poshtë një prej mobilieve të shtëpisë. Në video tregohet incidenti i rëndë, kur fëmija hap sirtarët e komodinës dhe papritur rrëzohet në tokë.

    I mituri goditet nga mobilia, por fatmirësisht largohet dhe ajo nuk e zë poshtë. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë, ndërsa e ëma, sapo dëgjon zhurmat dhe të qarën e fëmijës, shkon menjëherë në dhomë. Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Udon Thani në Tajlandë.

    Video është shpërndarë në internet si një paralajmërim për prindërit që të bëjnë kujdes me fëmijët e tyre.