/Priten pyjet! Ariu dhe sorkadhja zbresin në fshatin shqiptar

Priten pyjet! Ariu dhe sorkadhja zbresin në fshatin shqiptar

Një banor i zonës ka filmuar pranë një kullote një sorkalle dhe një ari kaf.

Ata shihen në kullotë teksa janë duke vrapuar, jo shumë larg njëri-tjetrit.

Qytetari, i cili ka dërguar pamjet shprehet se zbritja e kafshëve ka ardhur nga prerja e pyjeve, e për pasojë ata i janë afruar fshatit.

Kujtojmë se në këto kohë pandemie, nuk është hera e parë që kafshë të tilla shihen afër zonave të banuara.

Mungesa e zhurmave dhe pastrimi i ajrit i ka bërë ato “më kurioze” se çfarë po ndodh me njerëzit.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Ariu dhe sorkallja në kullotë. Fshati Zerqan I qytetit të Bulqizës në livadhet e festes. Kjo mrekulli eshte pasoje e prerjes se pyjeve dhe kafshet kane zbritur poshte ne fshat.

https://player.boostplatforms.com/video?id=1590562511125