/Projekti i shekuIIit: Harxhoi 36 vite te jetes se tij duke germuar nje kanal ne mes te malit

Projekti i shekuIIit: Harxhoi 36 vite te jetes se tij duke germuar nje kanal ne mes te malit

Kinezët i pëlqejnë proverbat dhe mënyrat e të shprehurit kur duan të thonë diçka, por kësaj here nuk bëhet fjalë për një proverbë por për një nga ato vepra të cilat frymëzojnë edhe vetë proverbat.

Me këtë po kërkojmë të themi se ajo çfarë ka bërë ky burrë duke i ngarkuar një mision të pamundur vetes të cilin

e ka realizuar falë forcës së besimit te vetja dhe vullnetit të hekurt për t’i shkuar deri në fund arritjes së objektivit.

Huang Dafa është kryeplaku i fshatit Cao Wang Ba, një qendër me një popullsi të vogël prej 300.000 banorësh në provincën e Guizhou.

Pozicioni gjeografik aspak i favorshëm e ka vështirësuar sistematikisht jetën e banorëve të provincës sidomos gjatë periudhave të thatësirës, të paktën deri në vitin 1995.

Një vit, kur mungesa e ujit u bë kë rcënim për prodhimin e orizit nga i cili varej mbijetesa e tyre u bë serioze dhe e nevojshme të mendonin për një zgjidhje serioze.