/Prokuroria ja vë këmbët me një këpucë. Basha gati sa s’del duke qarë nga Prokuroria

Prokuroria ja vë këmbët me një këpucë. Basha gati sa s’del duke qarë nga Prokuroria

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli për mediat pas paraqitjes në Prokurori këtë të mërkurë, ku thotë se u njoh me “akuzën që nuk është akuzë”.

Basha tha se ende nuk i kishin vënë në dispozicion asnjë dosje.

“Dosjen ma venë në dispozicion sot, sepse nuk e kishin gati sepse nuk kanë dosje. Është një çështje e montuar”- u shpreh ai.

Kreu i demokratëve akuzoi Prokurorinë se po riaktivizon një dosje që nuk ekziston sa herë që plas një skandaI.