Protesta/ Mijëra qytetarë sot drejt Tiranës, por ja si i pengon policia(Video)

    0
    256

    Qindra qytetarë janë nisur sot drejt Tiranës, ku do të mbahet protesta e opozitës, e planifikuar të nisë në orën 11:00 para Kryeministrisë.

    Rreth 10 autobusë janë nisur vetëm nga Lezha, ndërsa pritet që dhjetëra autobusë të vijnë nga e gjitha Shqipëria, për të sjellë banorët në kryeqytet.

    Por, që në mëngjes ka pasur inc.idente teksa ish-deputeti i Fierit, Luan Baçi ka akuzuar policinë se po tenton të pengojë protestuesit.

    Sipas tij, disa prej pjesëmarrësve në protestë janë marrë në telefon nga policia gjatë natës për të mos qenë në proteste ditën e sotme, por të paraqiten në komisariatin e policisë në orën 9:00 te këtij mëngjesi duke mos i lejuar ata që të mbërrijnë në Tiranë për protestën.