Protesta/ Salianji: RevoItë e madhe! Në Kryeministri hyjmë për 2 minuta

    0
    228

    Opozita do të protestojë sot në sheshin përpara Kryeministrisë, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Teksa qytetarët e ardhur nga e gjithë Shqipëria po grumbullohen përkrah selisë së qeverisë, për protestën ka folur ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

    Ai tha se protesta e sotme do të arrijë qëllimin e vetë, pasi do të jetë manifest dhe revoItë papajtueshmërie me Ramën dhe qeverisjen e tij.

    Ajo që e bashkon protestën e sotme me atë të 16 shkurtit është masiviteti. Por mesa kam parë, në protestën e sotme ka më shumë pjesëmarrje dhe revoItë dhe përpjekje të qytetarëve për të larguar Ramën. Besoj qe do te jetë një protestë e cila do ta arrijë qëllimin e saj. Protesta do ia arrijë qëllimin. Do të jetë manifest dhe revoItë e madhe që tregon papajtueshmërinë me Ramën dhe qeverisjen e tij. Sa më shumë të zgjasë Edi Rama agoninë e vet do të ketë kosto të mëdha personale”, tha Salianji.

    Salianji teksa nënvizoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve, qartësoi mesazhin e opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore.

    “Nuk ka dyshim që ne jemi përqendruar te masiviteti, te arsyet pse duhet të protestojnë qytetarët dhe te surprizat që do të shohim, nga pankartat e deri tek vendimet e qytetarëve. Nuk ka dyshim se herën e parë nuk ishte një sulm nga PD-ja. Ju e keni ndjekur, por edhe qytetarët. Nëse do te ishte organizim i PD, mund te hynin për dy minuta në Kryeministri. Por ne protestojmë me forcën e arsyes. Këto janë propagandë boshe e qeverisë për te zhvendosur vëmendjen tek dhuna e protestës. Lënia e mandateve ka krijuar një besim te qytetarët.

    Qytetarë apo intelektual te cilët e shihnin me skepticizëm kauzën tonë, sot i janë bashkuar opozitës. Në çdo sondazh opozita është mbi 60%, edhe PD nuk do të mundej ta organizonte me strukturat e saj këtë pjesëmarrje masive. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje politike të krizës në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Do vazhdojmë të kërkojmë qeveri tranzitore. Sa më shumë të zgjasë Edi Rama agoninë e vet do të ketë kosto të mëdha personale”, u shpreh ai.