/“Prova bindëse që mund të mos jemi vetëm”: Pentagoni pubIikon zyrtarisht tri videot që tregojnë UFO-t

“Prova bindëse që mund të mos jemi vetëm”: Pentagoni pubIikon zyrtarisht tri videot që tregojnë UFO-t

Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tri video të shkurtra që tregojnë “fenomene ajrore të paidentifikuara” që më parë ishin lëshuar nga një kompani private.

Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë ato që duket se janë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot përmbajnë anëtarët e shërbimit që reagojnë me frikë se sa shpejt lëvizin objektet. Një zë spekulon se mund të jetë një dron.

Ndërsa sipas CNN, Marina më parë pranoi vërtetësinë e videove në shtator të vitit të kaluar.


Ata po i publikojnë zyrtarisht tani, “në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video”, sipas zëdhënëses së Pentagonit, Sue Gough.

“Pas një rishikimi të plotë, departamenti ka përcaktuar që lëshimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi apo sistem të ndjeshëm”, tha Gough në një deklaratë, “dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga fenomene të paidentifikuare ajrore”.