Provat e reja/ Albert Veliu pranoi të bëhej ‘vegël’ e PD pasi iu hoq ndihma ekonomike. Fqinjët: Mori familjen më qafë

    0
    312

    Albert Veliu ka përfituar për disa vite me radhë ndihmë ekonomike nga Bashkia e Vlorës.

    Dokumenti i mëposhtëm, i datës 15 shkurt 2018, tregon se Veliu, si kryefamiljar i një familje me tre anëtarë, ka përfituar ndihmë nga ana e pushtetit vendor deri në muajt e parë të këtij viti..

    Në listën e bashkangjitur me vendimin e Këshillit Bashkiak, emri i tij paraqitet i 216-ti në listë, si përfitues me dosjen numër NE-2018-009500.

    Megjithatë, pas reformës së ndjekur në sistemin e shpërndarjes së ndihmës ekonomike, nga ana e Bashkisë Vlorë u konstatua se dosja e Veliut përmbante elementë të shumtë parregullsie dhe se ai kishte mashtruar mbi të ardhurat e tij.

    Si rrjedhojë, në vendimin e muajit prill, u vendos heqja e Veliut nga lista e përfituesve, duke i dhënë atij të drejtën që të kërkojë punësim për veten, gruan dhe djalin përmes zyrave të punës, një ofertë e refuzuar nga ana e personit.

    Megjithatë, ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga 51-vjeçari, i cili pavarësisht të ardhurave që siguron në të zezë, bazuar në dëshmitë e fqinjëve të tij në Vlorë, ka një situatë të vështirë ekonomike edhe për shkak të veseve që e shtyjnë të shpenzojë shuma të konsiderueshme parash në baste sportive apo në lojëra të bixhozit.

    Pasi mësoi se nuk do të përfitonte më ndihmën ekonomike, duket se Veliu, një militant i fotografuar në disa mitingje të PD në Vlorë, është vetofruar për të montuar një histori, mbi bazën e të cilës opozita mund të përfitojë kapital politik.

    Prej 2 ditësh ndërjohm, familja e Albert Veliut është larguar dhe nuk qëndron më në shtëpi.

    Njëra prej fqinjëve të tij konfirmoi për mediat se familja e Veliut nuk duket në shtëpi prej disa ditësh.

    Ajo tha se ka patur marrëdhënie të mira me bashkëshorten e Veliut, teksa ka shtuar indinjimin lidhur me faktin se çështja e Veliut u bë politike.

    “ Familja e Albert Veliut është e zhytyr në borxhe. Mori fëmijët në qafë, për çfarë i duhet politika.

    Gruaja dhe fëmijët kanë 2 ditë që kanë ikur nga shtëpia. Të paktën t’i nxjerrin fëmijët jashtë“, ka thënë gruaja.

    Vetë Albert Veliu tentoi të arratisej nga Shqipëria, për të mos u përballur me drejtësinë për video-përgjimin e publikuar nga PD.

    Por ai u ndalua në kufi nga policia, e cila ia dorëzoi atë Prokurorisë.(TemA)