Provokimet turke? Greqia nxjerr “kthetrat”

    0
    242

    Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka urdhëruar së fundmi një stërvitje të jashtëzakonshme në Dodekanisa, Egje.

    Në stërvitje janë aktivizuar dhe Forcat Speciale Delta, bëjnë të ditur mediat greke. Gjithashtu, mësohet se për ta kjo është hera e dytë që stërviten në pak ditë.

    Skuadra Delta është  forca më e specializuar e ushtrisë greke për përballimin e krizave të mëdha etnike. Sipas medieve greke, aktivizimi në këtë periudhë tregon pikërisht seriozitetin e situatës.

    Forcat Delta do të stimulojnë skenare zbarkimi në tokë përmes anijeve anfibe si edhe ato të mbrojtjes,  në rast të ndonjë sulmi nga deti.

    Ushtarakët vëzhgues nga Athina shprehen se stërvitjet intensive  nuk janë rastësi, por reagim strategjik ndaj palës turke, sidomos pas aktivizimit të stolit Navtex, që kufizon hapësirë të gjerë në Egje.

    Po të njëjtën gjë ka shprehur edhe kryeministri grek Tsipras, i cili tha se ka ardhur koha që Turqia t’i japë fund provokimeve.