Pse nuk arrihet dialogu me opozitën?Rama: Kam bërë një gjë të pafaIshme…

    0
    217

    Kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me krizën politike në vend, ndërsa ka komentuar qëndrimin e opozitës.

    Rama u ndal dhe tek marrëveshja e 17 majit të 2017-ës, mes tij dhe liderit të PD, Lulzim Basha, e cila më pas i hapi rrugën opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje.

    Kryeministri tha se në asnjë rast partitë opozitarë nuk e refuzojnë dialogun, gjë që rëndom kjo gjë ndodh me qeveritë, ndërsa u shpreh përmes ironisë se të vetmen gjë të pafalshme që ai ka bërë është që ka fituar zgjedhjet.

    Numri një i qeverisë tha në një emisionin televiziv se opozita ka deklaruar që “kurrë më marrëveshje, se ndryshe humbasim, se me Ramën në krye, i biem murit me kokë”

    “Një gjë është tipike që opozita nuk e refuzon dialogun me qeverinë, madje e synon dhe qeveria r ëndom është e prirur që ta refuzojë. në kujtesën time, në të gjitha vitet që kam drejtuar opozitës disa herë i jam drejtuar kryetarit të qeverisë për tu ulur në tryezën dhe në shumë raste s’kam marrë përgjigje, përveç një rasti për ndryshim të kushtetutës.

    Kur qeveria gjykohet, s’mund të bëhet se pse nuk merr në konsiderata kërkesën që të ndryshojë kryeministrin apo të formacionin qeverisës sepse e do opozita. Këto arsye që ka opozita i gjykon zgjedhësi. Ajo që më takon mua dhe ne si qeveri, është që të jemi të gatshëm që të dëgjojmë arsyet e palës tjetër. Më shumë se kaq se di se ça mund të bëjë.. Ka qenë marrëveshje e duhur dhe e dobishme (17 majit) Pas hu mbjes së PD gjeneroi një frymë tjetër se “të gjithë hu mbjen e solli marrëveshja”. Dhe që ‘kurrë më marrëveshje, se ndryshe hu mbasim” Se me ‘Ramën në krye, i biem murit me k okë’.

    Mendoj se ajo që kam bërë dhe është e pafaIshme, është se kam fituar zgjedhjet. Dhe duke fituar zgjedhjet, jam bërë i padurueshëm për ta. (qesh) Ne jemi të gatshëm të ulemi, të diskutojmë. Pa kushte. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha. Por nuk besoj se politika…ne kemi bërë bojkot Kuvendit, por nuk ka rritur mbështetje dhe vota, por na ka energjizuar. Njerëzit janë të prirur që të kërkojnë arsyetim.”, tha kryeministri./ Opinion