Në nëntor të vitit të kaluar, këngëtari shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula, bleu një shtëpi të re pranë prindërve të tij në Brezovicë.
Shtëpia e tij ishte një vilë dykatëshe super moderne, e cila kapi vlerën e 200 mijë eurove.
Herë pas here, këngëtari ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga shtëpia e tij e re, ndërsa ditën e sotme vendosi të tregojë për të gjithë ambientin e brendshëm të vilës, teksa shijon ditën në dëborë.
Siç e shohim në pamjet e publikuara, bie në sy arredimi me ngjyrat e tokës dhe orenditë prej druri, të cilat i përshtaten më së miri ambientit ku ndodhet vila.





