Sipas Instituti Piepoli 55% deri në 59% e shqiptarëve shprehin gatishmërinë që të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill.
Kjo është një shifër e cila qëndron stabël që prej matjes së 12 marsit me një rritje të vogël.
Ndërkohë që krahasuar me sondazhet e muajve nëntor, janar apo shkurt ka një rënie të rëndësishme të predispozicionit për të shprehur vullnetin në zgjedhjet e 25 prillit
pasi janë 4 apo 5 përqind e shqiptarëve që kanë ndryshuar qëndrim dhe tashmë refuzojnë të votojnë.
