Publikon fotomontazh me vajzën e vdekur, më pas zbulimi shokues

    0
    300

    Realizoi një album fotografik me imazhet e vajzës së vdekur. Në të vërtetë, Jeanie Ditty, një nënë 23- vjeçare nga Pennsylvania, SHBA, e cila kishte sjellë në jetë vogëlushen Macy

    Grace, fshihte një sekret të tmerrshëm. Sipas Huffington Post Canada, gruaja u deklarua fajtore për vdekjen e vajzës së saj dy vjeçare.

    Fillimisht gruaja kishte thënë se vajza kishte vdekur pasi ishte mbytur me një copë banane. Në muajin dhjetor ajo i dha lamtumirën e fundit të bijës, duke u shprehur e hidhëruar ashtu si çdo nënë në një moment të tillë.

    Por pas një sërë fotografish të përpunuara ku shihej me vajzën e vdekur, hetuesit zbuluan se ajo dhe partneri i saj Zachary Keefer, 32 vjeç, ishin përgjegjës për vdekjen e vogëlushes.

    Fajësia e tyre u provua nga analizat ne trupin e Macy, ku kishte shenja dëmtimesh. Jeanie përmes publikimit të fotografive të montuara, synonte të fshihte vrasjen.

    grua110

    gu