Punonjësi fiImohet duke gatuar MlUN e ng/ordhur në skarë, mbyIIet restoranti

0
187

Një restorant hamburgerësh është mbyllur pasi videoja e një punonjësi të tyre duke gatuar një mi të ngordhur, u bë virale në internet.

Videoja, që të trazon stomakun, është filmuar në Teddy’s Bigger Burgers në Honolulu dhe tregon punonjësin duke lëvizur sa andej këndej miun e ngordhur.

Pamjet u ndanë fillimisht në Snapchat, por shumë shpejt u bënë virale edhe në faqet e tjera të mediave sociale, me paralajmërimin:

“Mos konsumoni tek Teddys Burger në Manapunapuna. Ata gatuajnë mi në skarë!”

Teddy konfirmoi më pas se restoranti në fjalë ishte mbyllur përkohësisht dhe se dy punëtorët u pushuan nga puna.

Presidenti i kompanisë, Richard Stula tha:

Ne jemi të tronditur që një ish-punonjës adoleshent mund të sillet në atë mënyrë dhe të bëjë një video të tillë të cilës po i hetojmë vërtetësinë.

Ne jemi të tmerruar që një ish-punonjës do të krijonte diçka të tillë duke u përpjekur të shkatërronte reputacionin tonë pa marrë parasysh 20- vitet tona të shërbimit cilësor dhe aloha”.