/“Pyesni gratë se si bëhet fëmija, se ju burrat 5 minuta punë keni”, Rama s’i ndal batutat në Kurbin

“Pyesni gratë se si bëhet fëmija, se ju burrat 5 minuta punë keni”, Rama s’i ndal batutat në Kurbin

Kryeministri Edi Rama vazhdon show-n e tij pas të.rmetit tr agjik të 26 nëntorit duke dalë gjatë gjithë kohës live te ERTV me vizitat e tij te banorët e prekur.

Ditën e Krishtlindjes, kreu i qeverisë ka takuar banorët e prekur nga të.rmeti në Laç.

Por, gjatë takimit ai nuk i ka ndalur batutat e shkëmbyera me banorët, me të cilat bën që banorët të largojnë vemendje nga problemi kryesor.

Ai i ka kërkuar atyre të kenë durim deri sa të bëhen me shtëpi të re, duke iu sygjeruar se nëse humbasin durimin ishte thjeshtë “pyesni gratë”, sepse sipas tij ato e dinë mirë ta menaxhojnë durimin pasi mbajnë në bark 9 muaj fëmijën, ndërsa kontributi i burrave është vetëm 5 minuta.

Pjesë nga batutat:

Rama: Në Krishtlindjet e tjera do keni shtëpi më të mira se ato që keni pasur. Vetëm duhet të keni pak durim. Kur ju sos durimi më mirë pyesni gratë, se këto e dinë më mirë. Këto do jua mësojnë durimin.

Banori: A jo, këtu fole gabim. Kurbini nuk i pyet gratë. Ne jemi nga Kurbini den baba den.

Rama: Më dëgjo mua tani. Pyesni gratë kur ju sos durimi se ato e dinë më mirë, që do ta mësojnë gratë se si bëhet fëmija për 9 muaj, se ne 5 minuta e kemi kontributin aty. Këto e kanë 9 muaj.