“Pyesni Gridën si e kam bërë punën”, Tahiri e thumbon keq live, deputetja s’thotë asnjë fjalë

    0
    272

    Në lidhjen direkte të parë të ish-ministrit të Brendshëm pas kthimit në Parlament pas një periudhe 6 mujore, Tahiri nuk e ka humbur mundësinë të ironizojë edhe deputeten e PD, Grida Duma e cila ndodhej në studio.

    I pyetur nga profesor Mark Marku se sa e ka kuptuar punën e ministrit, Tahiri i ka thënë që më mirë mund t’ja shpegojë Grida përgjigjen.

    “Mark mund të ta sqarojë Grida se sa mirë e kam pasur unë parasysh detyrën”, ka thënë Tahiri me ironi, ndërsa deputetja demokrate nuk ka reaguar ndaj fjalëve të tij, por thjesht është kollitur disi e vënë në siklet.