Qendrat e masazheve të mbushura me nëna të reja të divorcuara

    0
    355

    Një studim i një organizate joqeveritare në Shqipëri ka dalë në përfundimin se një përqindje e lartë e femrave të punësuara në qendrat që ofrojnë masazhe në Tiranë janë nëna të reja të divorcuara.

    Mosha e tyre varion nga 22 në 26 vjeç dhe vijnë nga familje të varfra pa mundësi ekonomike, me barrën e rritjes së një fëmije pas divorcit – bën me dije studimi i cituar nga Dita.

    Këto qendra të njohura si qendra estetike janë shtuar shumë gjatë dy viteve të fundit në Tiranë.

    Një investigim mediatik pak kohë më parë (foto shoqëruese) zbuloi se brenda tyre kishte raste të shpeshta të ushtrimit të prostitucionit.

    Shumica e tyre frekuentohen edhe nga të huaj, veçanërisht nga italianët që jetojnë në Shqipëri.

    Megjithëse nuk fokusohet tek qendrat estetike por tek situata sociale e grave, detaje nga gjetjet e këtij studimi që pritet të bëhen publike këto ditë, flasin për një lidhje të qartë mes problemeve ekonomike të nënave të reja të divorcuara dhe ushtrimit të prostitucionit në Tiranë.