Qiproja i kerkoi ta heqe foton me Elenin,Eugenti tregon si veproi me pas

    0
    230

    Pak ditë më parë bëri namin në rrjete sociale fotoja e Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureiras duke bërë shqiponjën me duar. Mediat greke reaguan shumë ashpër duke e quajtur provokim këtë veprim të këngëtares e cila përfaqësonte Qipron.

    “Të gjithë e dimë që ky symbol që ka bërë Eleni me këngëtarin shqiptar përfaqëson idenë që shqiptarët kanë për Shqipërinë e Madhe, por me siguri Eleni nuk është në dijeni të një fakti të tillë ndaj e ka bërë atë veprim. Më duket se Eleni me këtë simbol tregon se nuk është nga Meksika”, komentonte me ironi një gazetare greke.

    Pasi publikoi këtë foto, Eugentit ja ka kanë kërkuar ta fshijë. Kështu ka zbuluar këngëtari që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

    “Përfaqësuesit e Qipros më kërkuan që ta fshija foton, por Eleni më tha jo. I kërkova shumë ndjesë, por tha nuk ke përse. Ajo këmbënguli shumë që të mos e heq foton, sepse nuk do të fshehë më prejardhjen e saj dhe se eshtë shumë krenare”, tregoi Eugenti i ftuar në Opinion.