/Qytetarët nisen për të votuar, Rama ‘mpreh’ duart dhe poston videon që nuk pritej (Video)

Qytetarët nisen për të votuar, Rama ‘mpreh’ duart dhe poston videon që nuk pritej (Video)

Ndërkohë që procesi i votimit ka filluar, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e pamjeve nga nata përmbyllëse e muajit të muzikës.

‘Mirëmëngjes, dhe me këto tinguj e pamje nga nata përmbyllëse e muajit të muzikës ju uroj një të dielë të bukur’, shkruan Rama.

Kujtojmë se procesi zgjedhor ka filluar që prej orës 07:00 të mengjesit të sotëm dërsa pritet të zgjatë deri në orën 19:00.

Deri tani procesi ka vijuar normalisht pa inci.dente, ndërsa në qytetin e Shkodrës nuk janë hapur ende disa qendra votimi.

Po ashtu edhe fshatin Stajkë të Vaut të Dejës nuk është shpërndarë baza materiale.

Materialet zgjedhore janë jashtë qendrës së votimit dhe ende nuk dihet nëse do të vijojë apo jo procesi votimit në këtë zonë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/586538311870854/