/Qytetari bën gjestin e pazakontë/ Hyn të votojë dhe i jep një mesazh Ramës

Qytetari bën gjestin e pazakontë/ Hyn të votojë dhe i jep një mesazh Ramës

Një episod i pazakontë është regjistruar gjatë votimeve të ditës së sotme, ku në 34 bashki kandidojnë të vetëm kandidatët socialistë.

Një qytetar ka hyrë brenda qendrës së votimit i shoqëruar nga gomari i tij, të cilin e ka veshur me bluzën “rilindase” ku shkruhet “Edi Rama” dhe mbishkrimi me numrin 30 në ngjyrë mavi.

Gjesti i qytetarit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave duke i përcjellë kështu një mesazh kryeministrit Rama.

Qytetari bën gjestin e pazakontë/ Hyn të votojë dhe i jep një mesazh Ramës on Vidnews.