‘Qytetari Dixhital’ mund t’i kushtojë shtrenjtë Sali Berishës, Policia e Shtetit ndërmerr hapin e papritur

    0
    249

    Policia e Shtetit do të kallëzojë pen.alisht për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha sa herë që ai do të bëjë den.oncime publikë në profilin e tij në Facebook, përmes informacioneve që i vijnë me mesazhe private nga qytetarë të ndryshëm. Sa herë që shpifjet ndaj policisë të faktohen, kryepolici Ardi Veliu përmes një njoftimi nga zyra e shtypit të policisë, thotë se do të ndjekë çdo hap ligjor kundrejt akuzave të pabaza.

    Nën ‘mburojën’ e anonimatit, shumë persona i dërgojnë mesazhe në rrjetet sociale ish-kryeministrit Sali Berisha duke bërë de.noncime të ndryshme. Pa asnjë lloj filtri, ish-deputeti demokrat i bën publike në profilin e tij në Facebook, ku përfshin persona të ndryshëm, zyrtarë, jo zyrtarë, qytetarë të thjeshtë, të zakonshëm, bazuar vetëm në atë se çfarë i shkruajnë në ‘inbox’ personat që ai i ka pagëzuar ‘qytetari dixhital’.

    Të shumta kanë qenë den.oncimet kur ish-kryeministri ka dalë blof, por më së shumti shigjetimet e den.oncimeve tek ish-kryeministrit, kanë qenë për Policinë e Shtetit. Nisur nga ky fakt, nga një valë e gjatë shpifjesh, Policia e Shtetit ka vendosur se do të kallëzojë pen.alisht Sali Berishën sa herë që prej tij do të den.oncohen publikisht shpifje, lajme që denigrojnë dhe pengojnë punën e punonjësve të Policisë. Policia nga ana tjetër, trgeohet e hapur për hetime që mund të provojnë bazën e çdo ak.uze nga ana e ish-kryeministrit.

    Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit

    Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

    E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime pe.nale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

    Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

    Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

    Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit./SHQIPTARJA.COM