/Qytetarja denoncon faqen onΙine: Më kërcënυan, pasi u thashë se atΙetet nuk janë origjinale

Qytetarja denoncon faqen onΙine: Më kërcënυan, pasi u thashë se atΙetet nuk janë origjinale

Shumë shqiptarë zgjedhin që nëpërmjet faqeve online në rrjetet sociale të blejnë online për vete ose të afërmit e tyre. Këto shihen si zgjidhje për të kursyer kohën e qytetarëve që nuk mund të shëtisin çdo dyqan me radhë, por shpesh herë blerësit zhgënjehen nga ajo çfarë blejnë në faqet e Instagramit, Facebook. Denoncimet pranë JOQ ALBANIA për blerjet jo cilësore në faqet që tregtojnë ‘online’ janë të shumta, pasi abuzojnë me besimin që shqiptarët iu japin.

Së fundmi një qytetare ka treguar për JOQ se faqja që shet online “My Closet_Angela” me 53.6 K ndjekës i ka shitur asaj atlete që nuk janë origjinale, pavarësisht se kur ka kryer porosinë, qytetarja është njoftuar nga faqja se atletet janë origjinale të firmës, “Neë Balence”. Në momentin që ka marrë porosinë qytetarja ka parë se atletet nuk janë origjinale dhe kjo është vërejtur nga pjesa e gomës dhe shkrimit. E mbetur e pakënaqur, qytetarja ka kthyer atltete tek korrieri duke paguar edhe për kthimin. Pas kësaj, qytetarja është kontaktuar nga stafi i faqes “My Closet_Angela”dhe është ofenduar e kërcënuar, duke i përmendur fëmijët.

Qytetarja:

Pershendetje JOQ!

Doja te denoncoja nje rast me nje faqje online qe pretenton qe produktet i ka origjinale,dhe sa me ndodhi! Porosita nje pale atlete te “firmes New Balence” qe zonja ne fjale te faqjes My Closet_Angela me 53.6 K “pretendon qe i ka origjinale.Une porosis,dhe me vjen porosia nga Italia per 3 dite,bej pagesen normalisht dhe kur hap pakon shoh qe ato atlete qe kam pare tek faqja nuk ishin origjinale se dukeshin qe nga pjesa e gomes dhe shkrimit,marr ate djalin qe vjen dhe bej kthimin paguaj dhe per kthimin. Pastaj me kontakton faqja ne fjale edhe me thot pse i kthyet i thash qe nuk me pelqenin . Ketu fillon historia,qe zonja me publikon mua bashke me femijet e mi ne faqen e saj ,plus me kercenimin qe do me publikonte edhe nr e telefonit. Por nuk publikon fjalorin e saj qe me ofendonte pafund mua dhe femijet e mi,(po se kuptoj pse tek femijet )Te cilat jua dergoj une tani qe ti shikoni.Nuk e dija qe te besh kthime produkti te benin kercenime? Mend per here tjeter tani. Plus ne fund te historise Zonja me beri Bllok

Pas publikimit ka reaguar dhe administratorja e faqes online. Ajo është shprehur për JOQ se punon me fatura dhe në mënyrë korrekte, por klientja e ka ofenduar.

Ndërkohë shton se klientja nuk e ka parë mallin por thjesht ka supozuar.