/Qyteti shqiptar do bëjë urban faIas për qytetarët gjatë muajve të dimrit

Qyteti shqiptar do bëjë urban faIas për qytetarët gjatë muajve të dimrit

Transporti publik është një fushë kyçe në lidhje me shërbimin ndaj qytetarëve.

Për këtë arsyeje, Komuna e Prishtinës ka marrë vendimin që të gjithë qytetarët e kryeqytetit të kenë mundësi ta shfrytëzojnë transportin urban falas gjatë muajve të dimrit.

Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa propozimi u bë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Një nga anëtarët e Asamblesë kërkoi që kostoja e lëvizjes së qytetarëve të mbulohet nga buxheti i pashpenzuar i komunës.

Argumenti për këtë vendim, i cili u miratua më 11 nëntor nga Asambleja e Komunës,

ka të bëjë me faktin se do të ketë një lehtësim të trafikut dhe ndotje më e ulët të ajrit, pasi qytetarët do të priren më shumë mos t’i përdorin automjetet private.

Ndërkohë, po të bëjmë një krahasim me transportin urban në Tiranë, kjo gjë as që është menduar ndonjëherë, e jo më të merret një vendim i tillë.

Madje është bërë e kundërta, ku jo shumë kohë më parë, u vendos që çmimi i biletës për transportin urban të rritej me 10 lekë, nga 30, në 40 lekë.