Lajme

Rαma do t’i marrë pοstin e Presίdentit/ Meta ja fυt pas shpίne: E fotografojnë në kafe me…

Ndërkohë që në parlament diskutohej e më pas votohej ngritja e Komisionit He timor për shkarkimin e presidentit,

një nga deputetët më të njohur socialist është kapu duke pirë kafe me Ilir Metën.

Në disa foto që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, Meta shihet duke ndarë një bisedë me deputetin e Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-ministër i financave, Anastas Angjeli.

Presidenti ka qenë fillimisht i ulur me këshilltarin e tij Dritan Ylli dhe më pas tavolinës i është bashkuar Angjeli, së bashku me një person tjetër.

Vetë Angjeli ka bojkotuar seancat e tij të fundit në Kuvend, pasi ai nuk garoi në zgjedhjet e 25 Prillit, duke mbetur jashtë listave të socialistëve.

Mësohet se takimi mes Metës dhe Angjelit, ka zgjatur për rreth 40 minuta,

ndërkohë që ende nuk dihet nëse Angjeli ishte do të jetë në mesin e 98 deputetëve që votuan pro ngritjes së komisionit.


Kujtojmë se Ilir meta dhe Anastas Angjeli kanë një njohje të vjetër që në kohën që kanë qenë bashkë si figura kryesore në PS.

Madje Angjeli ka qenë edhe ministër në qeverinë socialiste Meta.