“Rαma e ka gαti”, Arian Çani tregοn plαnin e kryeministrit dhe ‘këshillοn’ Bashën: Pranoje ofertën!
Gazetari Arian Çani ka folur për ofertën e kryeministrit Edi Rama për kryeopozitarin Lulzim Basha për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
Çani tha se “në kushtet aktuale me një kryetar që nuk do të ikë PD do bënte gabim mos e pranonte”.
Sipas gazetarit kryeministri po luan blofin me ofertën e presidentit konsensual në mënyrë që “të shtyjë verën”.
“Unë them në kushtet aktuale me një kryetar që nuk do të ikë do bënte gabim mos e pranonte.
Kjo parti megjithëse po lufton me një parti shtet që do mundur me strategji dhe këto s’kanë këllqe t’i bëjnë.
Morali në politikë është një tjetër, që morali shoqëror nuk e njeh.
Kur tjetri të jep një lëmosh pse mos e marrësh?
Unë mendoj se ai i gjati është duke luajtur një blof si ai lojtari i pokerit që bën sikur i ka të gjitha letrat në dorë, duke bërë sikur është babaxhan e zemërgjerë.
Mund të jetë një blof sa për të shtyrë sezonin e verës.
I mungon një pokerist i mirë opozitës, përballë kanë një super pokerist të niveleve të larta,
ndërsa këta janë shumë dobët, kanë një lojtar shumë të dobët përballë”, tha Arian Çani për MCN Tv.