Kay Longstaff, 46 vjeçe nga Britania e Madhe është shpëtuar nga rojet bregdetare kroate pasi ka kaluar 10 orë në ujërat e Adriakut.
Turistja gjendej në bordin e anijes kroçere të “Norwegian Star” e cila po udhëtonte drejt në Venezias, kur ka rënë në ujë për arsye ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së shtunës, pasi anëtarë tëbordit kanë gjetur çantën me dokumentet e saj të idenfikimit.
Ekuipazhi ka filluar menjëherë kërkimet dhe anija ka lundruar disa herë në vendin ku mendohej se mund të ndodhej gruaja, por ka qenë e kotë.
Gruaja është gjetur vetëm mëngjesin e të dielës pas 10 orësh kërkime në det, rreth një milje nga ku ajo kishte përfunduar në det.
Sipas forcave të ndihmës së shpejtë 46-vjeçarja ka mbijetuar falë yogës dhe ka arritur të mos ndjejë ohtë duke kënduar gjatë gjithë natës.
Ajo u shpreh për HRT:
Kam rënë nga pjesa e pasme e anijes norvegjeze dhe isha në ujë për rreth 10 orë, këta djem të mrekullueshëm më shpëtuan”.
Longstaff është transferuar në spitalin e Pula-s dhe ka dalë disa orë më pas.