/Ra nga ρema duke mbΙedhur ullinj, 62-vjeçari ρedagog në Uniυersitetin e Gjirokastrës

Ra nga ρema duke mbΙedhur ullinj, 62-vjeçari ρedagog në Uniυersitetin e Gjirokastrës

62-vjeçari që humbi jetën sot në Ksamil teksa ishte duke mbledhur ullinj është Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër. Ai mban titullin profesor doktor.

Policia njoftoi se Redhi po mblidhte ullinjë kur është rrëzuar aksidentalisht nga pema dhe ka ndërruar jetë.

“Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.