/Rama, dhuratë vetes, Metes dhe Ruçit, zgjat kohën e ruajtjes nga garda pas largimit nga pushteti, vendos roje për Braçen, Lleshajn dhe Cakajn

Rama, dhuratë vetes, Metes dhe Ruçit, zgjat kohën e ruajtjes nga garda pas largimit nga pushteti, vendos roje për Braçen, Lleshajn dhe Cakajn

Edi Rama shton privilegjet me ligj për kupolën politike pas largimit nga pushteti, Meta do ruhet nga garda deri në vitin 2027, ditën shahen dhe natën bëjnë pazare. Vendoset nën mbrojtjen e gardës edhe Erion Braçen dhe dy ministra

Ndërsa publikisht shahen dhe shtyhen, për të krijuar në sytë e shqiptarëve përshtypjen e rreme se janë kundërshtarë, në prapaskenë shtojnë privilegjet për njëri-tjetrin.

Edi Rama ka përgatitur një ligj të ri, duke zgjatur kohën e ruajtjes nga Garda e Republikës për veten dhe familjen e tij, për Ilir Metën, për Gramoz Ruçin dhe disa ministra, pas largimit nga pushteti.

Ligji i përgatitur konfirmon edhe faktin se kupola e korruptuar politike e Tiranës, e cila vjedh dhe sundon prej 30 vitesh shqiptarët, ka filluar të mendojë për fundin politik dhe privilegjet në pleqëri.

Në ligj është vendosur që Ilir Meta të ruhet nga garda për 5 vjet pas largimit nga Presidenca, pra deri në vitin 2027, ndërsa Rama dhe Ruçi edhe 4 vite pas largimit nga detyra, në një kohë kur në ligjin aktual afati ishte tre vjet.

Në ligjin e ri që do të shkojë për miratim në Kuvend thuhet se “Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë”.

Me këtë ligj Rama ka vendosur që të ruhen nga Garda e Republikës edhe zëvendëskryeministri Erion Braçe, të cilin Rama po e përdor për kalimin pronave publike në duart e oligarkëve dhe klientëve të qeverisë. Të gjitha vendimet për grabitjen e pasurive publike dhe faljes së tyre për 1 euro, firmosen nga Braçe, i cili po hyn në histori si grabitqari më i madhe i pronave publike.

Rama ka vendosur të ruhen nga garda edhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhe ministri i dorëhequr i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Për mënyrën se si duhet të ruhet aleati i tij Lulzim Basha, Rama do të vendosë vetë me vendim qeverie./Pamfleti