/Rama flet për Kosovën në OKB, Gent Cakaj e kap në foto nga Iart dhe jep këtë mesazh

Rama flet për Kosovën në OKB, Gent Cakaj e kap në foto nga Iart dhe jep këtë mesazh

Dje kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe gjatë fjalimit të tij një vend të rëndësishëm pati për Kosovën, liberalizimi i vizave si dhe thi.rrja drejtuar Serbisë që të njohë një realitet të padiskutueshëm, pavarësinë dhe faktin se Kosova është shtet.

Por gjatë fjalës së Ramës bnuk ka munguar dhe prezenca e Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, i cili ka shk.repur disa foto nga lart të kryeministrit teksa fliste në OKB.

“Krenar me fjalën e Kryeministrit të Republikës të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm në mbështetje të pakursyer të Republikës së Kosovës, por edhe krejt pa dorashka, qoftë ndaj Serbisë për mosnjohjen ende të Republikës të Kosovës dhe qoftë ndaj BE-së, për mosliberalizimin ende të vizave për popullin e Kosovës”, shkruan Gent Cakaj./Express