Rama fotografohet duke u relaksuar në Jug, eskorta nuk i ndahet

0
418

Rama fotografohet duke u relaksuar në Jug, eskorta nuk i ndahet.

Edhe pse Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit, duket se kryeministri Edi Rama, nuk “i fal” pushimet.

Së fundmi ai është fotografuar në Vuno, ulur në një nga lokalet e zonës duke shijuar pasditen, ndryshe nga shumë shqiptarë që nuk nxjerrin dot asnjë lekë për pushimet.

Pas kryeministrit nuk mungon as eskorta.

Në foto shihet edhe një prej truprojave teksa vëzhgon ambientin ku ndodhet KM.

E teksa Rama relaksohet në Jug, shqiptarët janë ende nën stresin e vi rusit, transportit në autobuse, mungesës së kontrollit shëndetësor dhe shumë problemeve të tjera.