Rama i kërki Bashës bαshkëpunim/ Shqiptarët e mbështesίn: Dο jetë mirë për vendin
Qytetarët duket se e mbështesin idenë e një bashkëpunimi mes PS dhe PD në të mirë të vendit.
Edhe pse ideja e kryeministrit duket si një thyerje e tabuve të politikës konfliktuale në 20 vjet, votuesit mendojnë se bashkëpunimi mes forcave të mëdha politike mund të sjellë rezultate.
“Ne e kemi shumë të qartë se opozita jonë e vetme është PD dhe fitorja jonë e qartë, nuk na e bën më të vogël, për më të madh detyrimin për t’i shtrirë dorën për një bashkëpunim të sinqertë, konkret, demokratik dhe pa asnjë paragjykim kësaj Partisë Demokratike.” – u shpreh Rama në 27 prill 2021.
Edhe pse duket si një thy erje e tabuve të politikës konfliktuale mbi 20 vjeçare në Shqipëri, ftesa e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e një bashkëpunimi me opozitën, nuk i habit qytetarët.
Ata thonë se janë pro një bashkëpunimi mes dy forcave më të mëdha politike, në të mirë të vendit.
“Duhet të jenë bashkë të gjithë. Është domosdoshmëri që të shmangen sh erret. Për të mirën e vendit të bëhet çdo gjë. Si t’i vijë më mirë kryeministrit.” Edhe pse gjatë fushatës dhe ditën e votimit janë raportuar incidente të vogla për qytetarët gjithçka kaloi qetë dhe pa probleme.
“Shumë të mira. Ndoshta bëhen më të mira. Zgjedhjet shkuan bukur dhe qetë.”
Partia Socialiste arriti fitoi zgjedhjet parlamentare duke siguruar 74 mandate deputetësh në Parlamentin prej 140 vendesh.
Ndërkohë, PD mori 59 mandate duke u pasuar Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate dhe Partia Social-Demokrate, 3 mandate.