/Rama jep Iajmin e m adh: Pasnesër ‘Migjeni’ nis fluturimet drejt Italisë (Foto)

Rama jep Iajmin e m adh: Pasnesër ‘Migjeni’ nis fluturimet drejt Italisë (Foto)

Rreth një muaj e gjysmë më parë, kryeministri Edi Rama dha Iajmin se pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, do të ngrihet në fluturim edhe “Migjeni”.

Mirëpo mëngjesin e sotëm, kryeministri lajmëron se “Migjeni” do të bëjë fluturimin e parë pasnesër dhe do ketë si destinacion Italinë.

Kreu i qeverisë ka publikuar fotot e avionit, ku bie në sy mbishkrimi “Migjeni”, siç edhe Rama e quan.

“MIRËMËNGJES

dhe me MIGJENIN gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri në një postim në Facebook, ndërkohë pritet që flotës t’i bashkohen edhe dy avionë të tjerë, “Naimi” dhe “Noli”, që do të fluturojnë drejt destinacioneve të BE dhe SHBA.