Lajme

Rama me sυrpriza për qeverinë e αrdhshme, shikοni se kë ka menduar për ministre të Jashtme

Jane shtuar zërat se ministrja e jashtme në qeverinë “Rama 3” do të jetë Vlora Çitaku.

Ajo eshte një prej personave të afërt të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dhe mike e familjes së kryeministrit Edi Rama.

Lajmi u konfirmua dhe nga gazetari Milaim Zeka, i cili komentoi dhe vizitën që Çitaku kishte pasur në Tiranë pak ditë më parë,

dhe ku mendohet se është takuar kokë më kokë me Ramën.

Vetë kryeministri Edi Rama në një darkë që pati me ministrat dhe deputetët e PS-së tha që qeveria që do të nisë punë nga shtatori,

do të ketë në përbërje të saj dhe persona që nuk janë deputetë, apo nuk kanë qenë pjesë e fushatës elektorale të 25 Prillit.