/Rama pΙas “bοmbën”: Është zhdυkur një deputet, po e kërkοn poΙicia

Rama pΙas “bοmbën”: Është zhdυkur një deputet, po e kërkοn poΙicia

Kryeministri Edi Rama thotë se kandidati për deputet i LSI-së, Etjon Joka është “zhdukur” ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Rama tha në emisionin “Open” se deputeti është në kërkim për blerje votash, pasi është kapur në flagrancë nga kamera e fshehtë e një televizioni.

I pyetur për disa incidente elektorale ku opozita ka akuzuar se qeveria tenton të blejë vota përmes ndihmave ushqimore, Rama tha:

“Është zhdukur një deputet, e dini ju që një deputet është zhdukur?

Ka dalë një deputet i LSI duke blerë vota. E kërkon policia tani se ka dalë duke blerë vota në video”.