syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Rama, procedurë për të dorëzuar Ilir Metën në SPAK, Presidenti e k ërcënon: Mos guxo, tërhiqu nga akti PUÇlST

dshme e SPAK për arrestimin e Metës, do të miratohet nga Kuvendi.

Kjo lëvizje është një mesazh kërcënues i qartë i Ramës ndaj Ilir Metës, i konsideruar nga raportet sekrete ndërkombëtare si koka e trafiqeve dhe korrupsionit në Shqipëri, pasi arrestimi i tij, nëse do të kërkohet nga SPAK, do të jetë në duart e Edi Ramës.

Më konkretisht, SPAK i nis kërkesën për arrestim kryetarit të Kuvendit. Ky i fundit ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.

Presidenti lajmërohet për kërkesën, ku ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për arrestim.

Në fund vendosin deputetët me votë në Parlament. Në reagimin e tij të parë, Ilir Meta e konsideroi këtë lëvizje të Ramës si një puç.

Me puç Meta nënkupton një plan mes qeverisë dhe SHBA-BE, me ‘shkeljen e syrit’ nga Lulzim Basha, për ta goditur dhe eliminuar politikisht.

Në reagimin e dytë, Meta e kërcënoi Ramën që tërhiqej nga puçi dhe të mos guxonte të përmendte më emrin e tij./Pamfleti