Rama takon kryeministrin kinez, jep lajmin e madh për shqiptarët (Video)

0
336

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim bilateral me homologun kinez Li Keqiang, gjatë samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës. Në takim, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Rama i kërkoi homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez. Duke iu referuar 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Rama i kërkoi homologut Li heqjen e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve. Heqja e vizave sipas Ramës do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tij, kryeministri kinez Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar.

.

Dubrovnik, Kroaci – Me kryeministrin e Kinës Li Keqiang🇨🇳🇦🇱

Posted by Edi Rama on 2019 m. balandžio 12 d., penktadienis