/Rama takon një poIic nga Kosova në New York, jep një mesazh bashkë me të

Rama takon një poIic nga Kosova në New York, jep një mesazh bashkë me të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Kombeve të Bashkuara në New York, shkruan Gazeta Express.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri i Shqipërisë, përveç liderëve të shteteve të ndryshme, ka takuar edhe një polic shqiptar me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videoje në profilin e tij ka dhënë një mesazh.

“Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë më pas poIici me prejardhje nga Kosova që i shërben Amerikës është përgjigjur shkurtimisht “ Sigurisht”.

Në këtë mbledhje të Kombeve të Bashkuara është duke marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1219226281583298/