Rama trefishon taksën për televizionin publik, paratë do përdoren për kapjen e …

    0
    352

    Deputeti demokrat i Qarkut të Fierit, Luan Baçi, ka denoncuar në rrjetet sociale trefishimin e taksës për televizionin publik. Baçi e quan një absurditet shtimin e kësaj takse nga qeveria ndaj shqiptarëve të varfër.

    “Në vlerësimin tonë TVSH mbetet një gropë e madhe korrupsioni dhe një burim i mirë punësimi për militantët e majtë.

    Ndërkohë burimet pranë mediave audiovizive private kombëtare bëjnë të ditur se, një pjesë e kësaj takse të shtuar pritet të shkojë për mbështetje të tyre, fakt i cili do të përbënte një skandal me vete, në kapjen e mediave nga qeveria”, shkruan Baçi.

    Komenti i Luan Baçit

    Taksa, Taksa dhe vetem Taksa

    Rritja trefish e takses per televizionin publik, TVSH eshte nje arbitraritet i shtuar i taksave te kesaj qeverie dhe mazhorance, ndaj shqiptareve te varfer.

    Nga njera ane Rama i cileson mediat kazan dhe nga ana tjeter kerkon te perfitoje gjithmone e me teper ne emer te tyre duke i rene ne qafe ekonomise se familjeve.

    Rritja e kesaj takse, vjen ne kohen kur barra fiskale eshte bere e paperballueshme me futjen e TVSH tek biznesi i vogel, mase qe do sjelle ritje te metejshme te cmimeve, po keshtu dhe taksa e prones, qe nga 1 Prilli

    Nuk ka asnje arsye financiare dhe argument mediatik per ta shtuar pagesen per ndjekjen e TVSH, pasi publiku prej kohesh nuk e sheh kete media cilesisht te kapur e te drejtuar nga qeveria.

    Ne vleresimin tone TVSH mbetet nje grope e madhe korrupsioni dhe nje burim i mire punesimi per militantet e majte.

    Nderkohe burimet prane mediave audiovizive private kombetare bejne te ditur se, nje pjese e kesaj takse te shtuar pritet te shkoje per mbeshtetje te tyre, fakt i cili do te perbente nje skandal me vete, ne kapjen e mediave nga qeveria.

    Kujtojme se raporti i fundit Freedom House e rendiste Shqiperine nder vendet me problematike per lirine dhe pavaresine e mediave.

    PD do te rezistoje me cdo kusht qe kjo takse te mos kaloje si te tjerat, me forcen e kartonave