Lajme

“Ramës nuk i del para sot asnjë kryeministër i botës”, analisti i njοhur bën deklαratën e pαpritur

Analisti Amarildo Pregapuca i ftuar në emisionin ‘Arena’ u shpreh se këto zgjedhje ishin sukses për Shqipërinë.

Pregapuca: Këto zgjedhje janë sukses për Shqipërinë. Në zgjedhjet e ardhshme të mos flitet me gjuhën e urrejtje por me atë të programit.

Shpresoj të jenë zgjedhjet e fundit të tranzicionit. PD duhet të rifreskohet. Shqiptarët duhet të zgjedhin në bazë të programeve. Ramës nuk i del para sot asnjë kryeministër i botës. Rama është “kafshë”.

Ndërsa analisti, Aleksandër Çipa u shpreh se Basha gaboi që kur tha se do të bënte rrogat e shqiptarëve 700 euro.

Çipa: Basha gaboi që kur tha se do të bënte rrogat e shqiptarëve 700 euro. Ku do ti gjente këto lekë? Vinte me logjikën që nuk e njihte gropën financiare të lënë nga paraardhësit.

Barjami: PD nuk u bashkua me LSI të bënin një listë të vetme. Nëse do ishte strategjia më e mirë votat dhe mandatet e opozitës do të ishin maksimalizuar.