Ramës s’i del e keqja me gazetaren, i kthehet dhe e ofendon pasi fiken kamerat

    0
    305

    Ambrosia Meta është gazetarja e re në moshë e Fax News, e cila ka rënë në sy me pyetjet që i ka drejtuar kryeministrit Rama ditën e sotme.
    Ajo i ka bërë pyetje të drejtpërdrejta, ndërsa kreut të qeverisë i janë dukur provokime dhe propagandë, por e reja e ka kundërshtuar fort.

    Rama i kërkoi vajzës të vijonte të fliste dhe të mbyllte ajo konferencën për shtyp, teksa është larguar në mënyrë të egër.

    Por pasi janë fikur kamerat, Ramës duket se s’i ka dalë e keqja me Ambrosian dhe i është drejtuar sërish.

    Ai i ka thënë gazetares se nuk ka zbatuar rregullat e konferencës dhe të ketë turp për propagandës që ka bërë.

    Gazetarët që ishin në sallën e konferencave në Rinas thanë se kryeministri i thirri gazetares duke iu drejtuar me fjalët:

    Të kesh turp, se nuk respekton rregullat e konferencës për shtyp”.
    Ajo i është kthyer:

    Jo, unë nuk mund të pranoj të më thuash që po bëj propagandë, kur thjesht po të bëj pyetje”.