February 25, 2024
Lajme

Reρeri i njohυr shqiptar grυshton dhe rreh keq një ρerson

Si duket problemet për reperin Fero nuk kanë të ndalur. Përveç hiteve në muzikë, Fero është një personazh i cili është lakuar shpesh herë në media për probleme dhe sherre.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë me shpejtësi një video e dhunshme e reperit.

Në videon e publikuar shihet se si Fero sulmon një person brenda një makine. Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda makinës, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.

Sipas mediave kosovare mësohet se kjo ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ndërkohë data se kur është filmuar kjo video nuk dihet.

SHIKO VIDEON KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *