Reagon Albi pas klipit të, Klaudias që i la të gjithë pa fjalë me pamjet e saj

0
258

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa së fundmi ka shkëlqyer në videoklipin “Amante” të reperit të njohur Ghetto Geasy.

Realisht performanca e saj na ka lënë pa fjalë të gjithëve, ndërkohë rikujtojmë se ideja që ajo të merrte pjesë në klip, ka qenë e Marina Vjollcës.

Këtë të fundit e ka pohuar vetë Ghetto (Getoar Selimi) përgjatë një interviste në “Xing me Ermalin.”

Le të fokusohemi edhe njëherë tek Klaudia! Siç mund ta keni parë edhe në klip, ajo shfaqet më s*ksi se kurrë, e veshur me të zeza, në një sfond të errët, ku lëvizjet e saj ritmike i përshtaten më së miri këngës, duke u bërë njësh me të.

Teksa të gjithë e kanë shijuar dhe pëlqyer pa fund videoklipin në fjalë, së fundmi ka pasur një reagim nga ish-bashkëshorti i Klaudias, koreografi Albi Nako.

Në postimin e fundit të Pepës në Instagram, ku shfaqet një sekuencë e shkëputur nga videoja e shumëpërfolur, ka komentuar Albi, duke lënë 2 emoji duartrokitjesh. Kjo tregon se atij i ka pëlqyer tej mase mënyra se si Klaudia ka kërcyer…

Rikujtojmë se Klaudia dhe Albi i dhanë fund martesës në vitin 2017-të, por megjithatë ruajnë marr.ëdhënie të mira.

Së fundmi përflitet se ai është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha.