Receta e petullave më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë

    0
    363

    Janë petullat që çdokush do të donte t’i kishte çdo mëngjes në tryezë. Mësoni sekretin e servirur nga shefat britanikë për rezultatin më të mirë.

    Përbërësit:

    1 banane

    1 vezë

    1 gotë miell (rreth 200g)

    ½ lugë çaji sodë buke

    1 gotë qumësht (rreth 300ml)

    1 majë lugë çaji kripë

    Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)

    Përgatitja:

    Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.

    Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Nëse keni kohë, lëreni brumin mënjanë për rreth 1 orë para se ta përdorni.

    Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave.

    Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle etj.